"Sot Sabrina do festonte 23-vjetorin", babai: Për të shpëtuar kunatën shtatzënë, i doli para ish-burrit që e vrau

Partizan Bengaj shprehet se sot e bija do festonte 23-vjetorin e lindjes por jeta e saj u ndërpre në mes të premten (10 shtator) në mbrëmje në shtëpinë e tij.

Ai tregon se pas martesës gjërat mes çiftit po shkonin mirë ndërkohë që pasi lindjes së fëmijës, dhëndri nisi të tradhtonte të bijën

Në momentin e krimit, autori Elton Metaj kishte ruajtur që nuk ishin djemtë në shtëpi dhe kishte shkuar për ta vrarë.

“Kishte ruajtur që nuk kisha asnjë nga djemtë në shtëpi. Ky i bie të jetë një mi, ata minjtë që kalojnë në tuba. Unë e akuzoj direkt Pirro Sotaj të japë llogari. E njoh edhe personalisht, edhe prokurorin edhe këta. Unë kërkoj dënim në litar, lere të drejtën e njeriut, nuk ka më të drejta me këta lloj fundërrinash," tha ai.

Sipas zotit Bengaj, e gjithë  familja e autorit duhet të jetë në burg, pasi ata e kanë mbështetur djalin e tyre.

"E gjithë familja e tij duhet të jetë në burg. Nëna e tij është një plehrë. I thoshte të birit tradhtoje, bëje. Sot vajza ime bënte 23-vjeçe. Dje u bëra gjysh. Vajza ishte me nusen e djalit në momentin e krimit. Ajo ishte shtatzënë dhe vajza i doli përpara që mos e kapte plumbi," tha zoti Bengaj.

/OraNews/