Shtohen aksidentet, më shumë viktima: 420 ngjarje për 3 muaj
Aksidentet rrugore kanë shënuar më shumë viktima gjatë sezonit veror të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga qershori deri në fundin e muajt gusht janë regjistruar 420 aksidente nga 275 ngjarje rrugore që ndodhën në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sezoni turistik i këtij viti u shoqërua me një numër më të madh aksidentesh se një vit më parë, pasi në 3 muaj u regjistruan 420 ngjarje rrugore.
Vetëm në muajin qershor janë regjistruar 124 aksidente ku humbën jetën 15 persona.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sezoni veror i këtij viti shënoi më shumë aksidente, por më pak viktima, 52 nga 55 vitin e kaluar.
Edhe në periudhën korrik-gusht, ngjarjet rrugore vijuan të prodhojnë viktima me 296 ngjarje rrugore ku humbën jetën 37 persona dhe u plagosën 317 të tjerë
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistruan 260 aksidente me 40 viktima.
Sipas burimeve nga policia në këtë sezon veror shkak i ngjarjeve rrugore u bë përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit por edhe problemet e infrastrukturës rrugore.
/OraNews/
