"Kush janë këta sahanlëpirës që e liruan", babai i Sabrina Bengaj: Të përgjigjet prokurori, ministrja dhe gjyqtari Sota

Babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila mbeti viktimë e ish-bashkëshortit të saj në shtëpinë e prindërve kanë kërkuar dënim me varje për Elton Metaj.

Babai ka akuzuar drejtpërdrejt prokurorin dhe gjyqtarin që e liruan autorin nga burgu në 20 korrik të këtij viti.

Zoti Partizan Bengaj, babai i 23-vjeçares ka kërkuar burg për autorin dhe familjen e tij, pasi sipas tij e kanë mbështetur autorin.

Zoti Bengaj gjithashtu ka akuzuar Prokurorinë, gjyqtarin Piro Sota dhe ish-ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj të cilët sipas tij duhet të përgjigjen për krimin e rëndë që i mori jetën Sabrinës.

"Unë e denoncoj publikisht në Prokurorinë e Shkallës së Lartë për mashtrim, atëherë policia e Fierit pse nuk kontrolloi shtëpinë time?

E dyta deklaruan që unë kisha ndërhyrë në Prokurori për ta çuar në Zahari. Unë kërkoj një gjë, me gjithë këto prova vjen merr peng shtëpinë time. Unë e denoncoj publikisht dhe zotin Piro Sota. Tani meqë e liruan dhe iku ime bijë të përgjigjen ata.

Direkt akuzoj ish-ministren e Drejtësisë dhe Prokurorinë, ku ishin? E dyta, kush janë këta mjekë, këta sahanlëpirës që kanë lëshuar një deklaratë të tillë, që një i sëmurë shkon në Zahari dhe arrin të vijë sërish në shtëpi dhe të bëjë atë krim në shtëpinë time? I bëj thirrje të gjithëve në varje, ai dhe gjithë familja e tij të jenë të burg se e mbështeste," tha babai.

Në momentin e krimit Sabrina Bengaj ishte me kunatën shtatzënë dhe i doli para që plumbi mos ta kapte atë./OraNews/