I vuri zjarrin shkurreve dhe pishave në Kombinat, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 09:50
Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Kodër, Kombinat.
Sipas bluve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Myslym Stafa, 37 vjeç, banues në Kombinat.
Ky shtetas ditën e djeshme (12 shtator) në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.
Materialet në ngarkim të tij i kaluar Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./OraNews/
