Kishte mbushur “ Volkswagen” me emigrantë, arrestohet në Rubik 27-vjeçari nga Kamza

Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Policia bën me dije se në bazë të informacioneve se një automjet  tip “ Volkswagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, dhe si rezultat u bë  arrestimi  në flagrancë i shtetasit B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

"27-vjeçari u kap në kushtet e flagrancës në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volkswagen”, 7 emigrantë të paligjshëm, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.”/OraNews/