Kuvend/ Të hënën seanca e radhës, ja rendi i ditës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2021, 16:41
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë vendimin e parë në këtë detyrë, ndërsa ka përcaktuar ditën e hënë për mbajtjen e seancës së tretë plenare për këtë legjislaturë.
Kuvendi do të mblidhet pasdite, në orën 17:00, për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit.
zgjedhja e Byrosë dhe përbërja e sekretariateve, caktimi i kryesive të komisioneve parlamentare dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues.
Nikolla u zgjodh si Kryetare e Kuvendit një ditë më parë (10 shtator) dhe do të drejtojë këtë institucion të rëndësishëm për 4 vitet e ardhshme.
Ajo mori 79 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa PD bojkotoi votimin, duke grisur fletët e votimit./OraNews/
