Tiranë/ Polici rrugor arrestohet për korrupsionit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar një punonjës policie i cili akuzohet për korrupsion dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy presona.

Në njoftimin e SHÇBA thuhet se u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit” dhe K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm./OraNews/