"S'mund t'i marrësh në konsideratë deklaratat e Bashës", Elezi: Sa herë flet gënjen, me fjalë dhe vepra
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi i ftuar në studion e Ora News foli për një nga temat më të nxehta të momentin, përjashtimi i zotit Berisha nga grupi parlamentar. Sipas Elezit, Basha ka realizuar të gjitha proceset për të arritur deri në këtë pikë, pos sipas Elezit ky vendim individual i kreut të opozitës është antikushtetues.
Elezi: "Basha ka realizuar të gjithë proceset për të shkuar te pika e përjashtimit të zotit Berisha nga grupi parlamentar. Unë duhet të merrem me faktin që Basha është në proces të kryerjes së disa akteve të paprecedentë për demokracinë. Vendimi individual i zotit Basha dhe pohimi me plot gojë nga ana e tij që ky është vendimi im personal është antikushtetues. "
Elezi u shpreh se njerëzit nuk i besojnë me deklaratat politike pasi ato janë shkelur me këmbë nga vetët personat që i kanë bërë. Sipas ish-kreut të PD-së në Kukës Basha është një politikan që sa herë flet gënjen, dhe jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.
Elezi: "Njerëzit nuk i besojnë më asnjë deklarate politike. Arsyeja që nuk i besojnë më deklaratat politike është se i kanë shkelur me këmbë deklaratat e veta. Këto gjëra që thuhen nuk janë të besueshme deri në momentin që bëhen veprime konkrete që përputhen me deklaratat që këta bëjnë. Çfarë të të them unë? Të marrësh në konsideratë deklaratat e zotit Basha që sa herë flet gënjen. Gënjen sepse ka gënjyer me dhjetëra herë për aksionet politike, ka gënjyer edhe me fjalë edhe me vepra. Po të hysh dhe të bësh një pasqyrë të veprimtarisë politike të zotit Basha nga 2013 deri sot, në momentin që do shohësh atë pasqyrë do shohësh se sa e turpshme është për një drejtues politik që pretendon të bëhet kryeministri i ardhshëm që të gënjejë dhe mashtrojë aq shumë herë."
Në mbyllje, Elezi u shpreh se që një parti mos shkojë drejt krizës rruga e vetme demokratike është respektimi i rregullave. Në këtë rast, përjashtimi i zotit Berisha duhet të kishte kaluar në institucion kryesie ose këshillin kombëtar dhe nuk duhej të ishte një vendim individual i zotit Basha.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku
