Soreca: Urime deputetëve dhe Nikollës, roli i parlamentit është kyç për pranimin në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 20:57
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka uruar deputetët e rinj të Kuvendin dhe kryetaren e re Lindita Nikolla.
Ai shkruan se roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE, në mënyrë që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin.
Soreca: Urime për deputetët e Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetaren e re Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit.

