Kadilli për Ora News: Duhet alternativë e re e PD-së, pa Berishën e Bashën
Prej ditës së djeshme kampi blu zien. Anëtarët janë ndarë në dy kampe: Njëri krah Berishës e tjetri krah Bashës.
Nëse Fatbardh Kadilli do të vishte kostumin e kryetarit të PD-së a do ta përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar?
“Unë jam dakord me vendimin por nuk jam dakord me mënyrën si është marrë vendimi. Basha ka bërë kalkulim personal për të mbrojtur karrierën e vet” thotë Kadilli në një lidhje direkte me skype me studion e Ora Neës duke kujtuar se me të shpallur “non grata” i kishte kërkuar Berishës të vetëtërhiqet dhe PD të distancohet," tha Kadilli.
Kadilli i cili pak kohë më parë kandidoi përballë Bashës për kryetar PD thotë se Berisha nuk e bën dot bashkimin e PD-së edhe nëse synon të rikandidojë për tu bërë kryetar PD.
”Ata që e shoqëronin sot mbanin qëndrimin më të fortë për Lulzim Bashën se mendonin se ishte njeriu që do Sali Berishës. Sot që u prish pakti u rreshtuan krah Berishës. Berisha nuk bën dot bashkimin se e shikon si çështje individuale,” tha Kadilli.
Kadilli thotë se nuk do të heqë dorë nga një alternativë opozitare demokrate pa Berishën e Bashën si e vetmja mundësi për ringritjen e PD-së
"Le të përpiqet të largojë Bashën por nuk më intereson modeli i tij politik (I Berishës) se nuk prodhon asgjë të mirë. Vetë do përpiqem të krijojë një alternativë opozitare që nuk njeh ekskluzivitetin as të Bashës e as Berishës. Kjo do të jetë mundësi që PD të rigrihet” tha Kadilli në një intervistë për gazetaren e Ora News, Matilda Mcini.
