Rama vazhdon teatrin: Mjedisi as i majtë as i djathtë, hedhja e mbeturinave në Kuvend nuk është mesazh politik
Kryeministri Rama ka reaguar për mbledhjen e fletëve të votimin për kreun e ri të Kuvendit që bëri sot në sallë.
Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten dhe për njëri-tjetrin.
Ai shton se hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.
Rama: Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.
Ndërkohë, gjestin e Ramës e ka kundërshtuar deputeti demokrat Belind Këlliçi i cili ishte edhe anëtar i komisionit, duke thënë se fletët nuk duhen prekur pa mbaruar votimi.

