Miting para Kuvendit, simpatizantët i mbushin me lule makinën, Berisha flet për pazare të Bashës me Ramën

Ish-kryeministrit Sali Berisha i kanë uruar mirëseradhjen me dhjetëra mbështetës demokratë  të mbledhur para Kuvendit.

Tradhtar, poshtë Amerika, poshtë Edi Rama", kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.

Për ti përshëndetur ai zbriti nga makina, teksa mbi mjetin e tij simpatizantët hodhën lule.

Berisha mbajti dhe një fjalim të shkurtër duke folur për pazare të turpshme të Bashës me Ramën.

Miting para Kuvendit, simpatizantët i mbushin me lule makinën, Berisha

"Pazaret e turpshme, pazaret e fëlliqura të Lulzim Bashës me Edi Ramën. PD del nga kjo betejë më e fortë. Rroftë PD dhe Shqipëria!"

Ai shprehu bindjen se PD do të dalë më e fortë. Pak më tutje u përshëndet nga Noka dhe Paloka të cilët zgjidhën ta shoqërojnë në sallën e Parlamentit.

Miting para Kuvendit, simpatizantët i mbushin me lule makinën, Berisha