Berisha mbërrin në kryeqytet nga Lalëzi, Paloka dhe Noka ulen në kafen poshtë banesës së tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 09:34
Ky është momenti kur ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në banesën e tij në kryeqytet nga Gjiri i Lalëzit, i shoqëruar nga truproja e tij.

Sali Berisha (me rreth të kuq) dhe Edi Paloka në kafe
Pak minuta më vonë në kafen poshtë banesës së tij mbërriti deputeti Edi Paloka, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe pas tij dhe Flamur Noka.
Ndërkohë mbështetës të Berishës raportohet se janë mbledhur para Parlamentit.
Përkundër përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha deklaroi një ditë më parë se do të jetë sot në Kuvend dhe më i motivuar se kurrë për të bërë opozitarizëm dhe për ti kthyer PD sovranitetin, të cilin sipas tij ja shkelmoi Basha.

