Me 2 pistoleta, thika e municion luftarak në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Policia bën me dije se nëpranga ka rënë shtetasi W. H. Ky i fundit është kapur në makinën e tij tip “Benz”, ndërkohë që blutë kanë sekuestruar  2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

“Shtetasi W. H, sapo ka parë sherbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur sendet e kundraligjshme që posedonte, por është kapur dhe prangosur nga Policia.”

I riu akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. 24 vjeçari mësohet se ka qenë i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.