Basha mbledh grupin, në PD nisin lëvizjet e para

Pak para nisjes së seancës së parë plenare për këtë sesion parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar demokrat.

Kësaj radhe, për herë të parë pas 30 vitesh në mbledhje mungon ish-kryedemokrati Sali Berisha.

Një natë më parë, Basha vendosi të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA dhe ultimatumeve të vazhdueshme nga ambasada amerikane në vendin tonë.

Demokratët do të kthehen sot në Kuvend pas më shumë se dy vitesh bojkot, që kur PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet.

Dhjetra mbështetës janë mbledhur para parlamentit.