Berisha nuk i kursen deklaratat e forta: Për mua ligji i artë është po humbe zgjedhjet, jep dorëheqjen

Zoti Berisha pas vendimit të kreut të opozitës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar nuk i kurseu deklaratat e forta. Sipas zotit Berisha pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Berisha: "E kam deklaruar në mënyrë të përsëritur dhe e  deklaroj për mua ligji i artë është po humbe zgjedhjet jep dorëheqjen. E kam thënë vazhdimisht, ligj. E kam thënë me dhjetëra herë. "

Zoti Berisha për emisionin "Opinion" ditën e sotme u shpreh se vendimi i Bashës shkelmoi sovranitetin e PD-së.

Pavarësisht vendimit të kreut opozitar për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, zoti Berisha tha se nesër, 10 shator do të jetë në Parlament më i motivuar se kurrë për t'i kthyer sërish sovranitetin e humbur Partisë Demokratike.