U përjashtua nga PD, Berisha: Do të krijoj aleancë me çdo demokrat
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë është përjashtuar nga grupi parlamentar, u shpreh se do të marrë çdo aksion për për të vendosur sovranitetin e PD.
Në një lidhje me “Skype” për emisionin ‘Opinion’, tha se do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane.
Blendi Fevziu: Cili do të jetë reagimi juaj?
Sali Berisha: Ajo që kam shprehur dje në intervistë. Do bëj gjithçka për rikthimin e sovranitetit të PD, për të kthyer ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Basha, dhe pa të cilat forca politike është një fasadë -opozitë.
Blendi Fevziu: Veç parlamentit do të ketë aksion tjetër nga ana juaj?
Sali Berisha: Pa diskutim do të marr cdo aksion për të vendos sovranitetin e PD. Do të krijojë aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane, do të ketë PD sovrane.
