Berisha: PD po i dorëzohet George Sorosit për të fituar, por nuk do fitojë kurrë

I pyetur nëse mund të ketë sukses PD-ja duke qenë e bojkotuar dhe e braktisur nga SHBA-ja Berisha u shpreh se partia në 8 vite opozitë nuk ka qenë e suksesshme. Në 8 vite tha zoti Berisha PD-ja ka kaluar nga disfata në disfatë.

Berisha: "A pati sukses kjo parti këto 8 vite? Kjo parti këto 8 vite kaloi nga disfata në disfatë, apo s'është kështu? A mendoni se mund të ketë sukses kjo parti duke privuar veten nga sovraniteti? Kjo e shkatërron përfundimisht këtë parti. Askush në Shqipëri nuk ka bërë sa kam bërë unë për marrëdhëniet me SHBA dhe jam shumë krenar për ato përpjekje. "

Zoti Berisha tha se meqë jemi përballë të vërtetave në 8 vite PD-ja është përballur me një mbështetje pa kushte nga George Soros. Berisha tha se nëse PD-ja për të fituar duhet t'i dorëzohet George Sorosit nuk do të fitojë kurrë. 

Berisha: "Kjo parti këto 8 vite është përballur me një mbështetje pa kushte nga George Soros dhe personat e lobuar prej tij. Partia Demokratike, meqë duhet të përballemi të vërtetave. Në datën 19 korrik 2016 po të kishte shkuar te dera e parlamentit gjeje një grup demonstruesish me në krye Donald Lu dhe do shihej Lu me altoparlant: "Basha zhblloko reformën."  Për mos thënë shumë episode të tjera. I njoh shumë mirë, kam pasur bashkëpunimin më të ngushtë me ta. Nëse PD-ja për të fituar duhet t'i dorëzohet George Sorosit unë ju them se me George Soros nuk fiton kurrë PD-ja."