Demalia bën analizën: Berisha i ka 7 deputetë tia marrë Bashës e të bëjë grup parlamentar më vete 

Dy analistë dhe opinionistë të njohur Ilir Demalia dhe Aleksandër Çipa analizojnë vendimin e Bashës për largimin e Berishës në studion e Ora News.

Si e shohin vendimin e Bashës për largimin e Berishës nga grupi parlamentar

“Nuk është halli se u largua Berisha nga PD apo vendimi që mori Basha. Kjo që ndodhi sot është çedim i asaj që ka ndodhur në tranzicionin shqiptar. Shqipëria sot është në gjëndje të rëndë pluralizimi, shteti i së drejtës është katastrofike” tha Ilir Demalia për Ora News        

Aleksandër Çipa thotë se kemi të bëjmë me një moment kritik në PD

Ilir Demalia: Berisha e ka peshën dhe forcën që të marrë 7 deputetë nga grup PD e të krijojë një grup më vete

Nuk mendon kështu analisti Çipa.

Alekandër Çipa thotë për Ora News: Berisha nuk e bën betejën për ta përçarë PD-në por për të rihedhur në dorë PD. Berisha do të dojë të shfrytëzojë të gjitha resurset e mbështetësve të vet brenda grupit të PD-së. Në asnjë version nuk e mendoj divorcing e Berishës me PD-në. Në një logo tjetër dhe nën logo tjetër Berisha nuk ka kohë fizike të bëjë betejë, e aq më tepër të korrë rezultate. Ai do ta zhvillojë gjithmonë betejën brenda partisë së vet. Beteja sa është ndezur dhe në situatë më të mirë është Rama dhe beteja në PD pritet të jetë e gjatë.