Berisha: Basha duhet të parashikonte kërcënimet, si ma solli Donald Lu dosjen për financim nga rusët

Sali Berisha për "Opinion" u shpreh se nesër do të jetë në Parlament. Pwr sa i pwrket vendimit tw Bashws, zoti Berisha tha se e di qw ka pasur presion, pro duhet t'i kishte marrw parasysh kwrcwnimet sepse ai ishte i vetwdijshwm.

Berisha: "E di që ka pasur presione dhe ai për arsye të vetat është nënshtruar.  Kërcënimet ndaj të cilave u nënshtruar Lulzim Basha sepse ai duhet t'i parashikonte këto dhe ai i dinte këto. Ju jeni i vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së duke filluar nga akuzat se ai ka marrë para nga rusët që s'ka marrë asnjë qindarkë dhe që më vinte mua dosja pa asnjë fakt brenda, mos hyjmë në këtë histori.

Donald Lu ma solli dosjen, dërgonte deputetë të tjerë t'i thoshte që Berisha ka dosjen e Bashës për lidhjet me rusët dhe dosja s'kishte absolutisht asnjë dokument përveç shkrimit të Mother Johns dhe regjistrimit të lobistit të ministrive të drejtësisë së SHBA, asnjë dokument. Vinin deputetët dhe më thoshin i ke ti."