Analiza e Aleksandër Çipës: Berisha nuk e bën betejën për ta përçarë PD-në por për të rihedhur në dorë PD
Dy analistë dhe opinionistë të njohur Ilir Demalia dhe Aleksandër Çipa analizojnë vendimin e Bashës për largimin e Berishës në studion e Ora News.
Çipa nuk beson në një divorc të Berishës nga PD por në një luftë brenda PD-së për të rihedhur në dorë PD
Alekandër Çipa thotë për Ora News: Berisha nuk e bën betejën për ta përçarë PD-në por për të rihedhur në dorë PD. Berisha do të dojë të shfrytëzojë të gjitha resurset e mbështetësve të vet brenda grupit të PD-së. Në asnjë version nuk e mendoj divorcing e Berishës me PD-në. Në një logo tjetër dhe nën logo tjetër Berisha nuk ka kohë fizike të bëjë betejë, e aq më tepër të korrë rezultate. Ai do ta zhvillojë gjithmonë betejën brenda partisë së vet. Beteja sa është ndezur dhe në situatë më të mirë është Rama dhe beteja në PD pritet të jetë e gjatë.
Por a do ketë mundësi Berisha të rimarrë në dorë PD? Çipa thotë se Berisha nuk ka kohë
“Nuk mendoj që beteja e brendshme zotit Berisha ka komoditetin të zhvillojë një përmbysje të kësaj pozite drejtuese të zotit Basha. Do të duhet kohë dhe koha nuk është aleate zotit Berisha përkundrazi. Sa i takonë tablosë së gjithanshme do të ketë zhvillime intensive në marrëdhëniet mes institucioneve të drejtësisë dhe statuskuosë e statuskuosë e individëve që e kanë determinuar politikën në Shqipëri" tha Çipa
Si Demalia dhe Çipa besojnë se lufta brenda PD-së do të jetë e gjatë dhe ai që do të përfitojë është kryeministri Edi Rama.
