"Patronazhistët", Berisha: Basha në vend që të ndërgjegjësonte ndërkombëtarët për sanksione ndaj Ramës, futi PD në zgjedhje
Ish-Kryeministri Sali Berisha , pasi është përjashtuar nga grupi parlamentar, është shprehur se Kryedemokrati Lulzim Basha, duhet të bënte gjithçka për të ndërgjegjësur faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që Ramës t’i vendoseshin sanksione për vjedhjen e të dhënave të 1 milion shqiptarëve.
Në një intervistë për "Opinion" ai u shpreh se Basha duhet ta bënte këtë përpara se të futej në zgjedhje, duke qenë se dhe skandali me të dhënat u publikuar vetëm disa ditë para 25 Prillit.
“Në 30 vjet nuk kam bojkotuar ndonjëherë zgjedhje të përgjithshme dhe nuk më ka shkuar mendja që t’i bojkotoj. Nëse do kisha bojkotuar zgjedhja unë do bojkotoja zgjedhjet e 2021, pasi dolën të dhënat personale të 1 milionë shqiptarëve. Nuk po them se Basha duhej të bojkotonte zgjedhjet. Jo. Nuk duhet ta shpallte se ne dogjëm mandatet dhe PD duhet të futej në Parlament. Basha duhet të bënte gjithçka për të ndërgjegjësur faktorin ndërkombëtar dhe në mënyrë që Ramës t’i vendoseshin sanksione për skemën e patronazhistëve."- tha Berisha.

