Berisha tregon: Basha më njoftoi përjashtimin nga grupi PD 30 minuta para daljes në media
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 21:28
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili është përjashtuar nga grupi parlamentar nga Kryedemokrati Lulzim Basha, tha se ka folur me këtë të fundit gjysmë orë para se të bëhej publik vendimi.
Ai tha se pavarësisht presioneve qëmund të bëhen, ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë.
Berisha: Zoti Basha më ka marr në telefon gjysmë ore para se të bënte konunikimin në media. Dhe I kam thënë: E kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marrë ato. Sot PD është shndërruar në një parti pa sovranitet e cila i dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros"
