Kadilli ia thotë në sy Berishës: Jeni viktimë e një skuthi dhe e modelit që keni krijuar për 30 vite

Ish-kandidati për kreun PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar përjashtimin e Berishës nga grupi i parlamentar i kësaj partie.

Në emitonin Opinion në TV Klan ai u shpreh se Berisha është viktimë e një veprimi prej skuthi nga Basha si dhe viktimë e modelit politik që ka krijuar në 30 vite.

Kadilli: Sot ju jeni viktimë e një skuthi që nuk ka folur kur duhet të kishte folur. Unë kam thënë që ju duhet të ikni për gjithë bashkëpunimin që kemi pasur. Ju nuk e zgjodhët këtë rrugë. Por kryetari i partisë duhet të fliste jo në mesnate për dy muaj më parë. Kjo parti është nënshtruar nga kryetarokracia.

Ju jeni sot viktimë e modelit që keni krijuar për 30 vite. Prodhuar një zgjatim përtac që edhe për tu deklaruar kundër jush priti mesnatën. Ju jeni viktimë e një partie monopol. Nuk kemi reaguar kur zgjedhjet kanë krijuar dy herë resht të njëjtin kryeministër dhe të njëjtin kryetar opozite. Ne jemi viktimë e një monopolizimi politik.