“Basha vrau babain politik”, Berisha: U shpëtoi sanksioneve! Keqardhje për PD, mori goditjen fatale
Vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si fatal.
Në një lidhje në “Skype” për opinion, Berisha është shprehur se ndjen keqardhje për Partinë Demokratike.
Më tej shton se nuk ishte i përgatitur për një vendim të tillë, ndërsa shton se PD ka marrë goditjen fatale.
“Basha ka marrë një vendim fatal. U ka shpëtuar sanksioneve, por PD ka marrë goditjen më fatale. Unë ndjej keqardhje për PD, për vrasjen e PD. Jo at-vrasje. Për ata që më njohin, kanë ABC-në e sovranitetit, e dinë që ai kreu vrasjen e PD. Unë do ndjek qasjen për risjelljen e sovranitetit në PD.
Nuk isha i papërgatitur. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur në mbledhje dhe as nuk kam pyetur sepse unë kam ndjekur që nga data 19 e deri sot edhe kryetarin kur ai ka shprehur dëshirën që të angazhohej për të ndihmuar. Unë i kam thënë “Jo”. Nuk kërkoj ndihmë nga askush. Unë kërkoj vetëm transparencë. Çfarë kam bërë unë. Kam zgjedhur gjykatën si rruga më e drehtë për të bërë transparencën e çdo akuze që bazohej në informacione të Delina Ficos me shoqe. PD do ziejë fuqishëm”, tha Berisha.
