Braçe komenton përjashtimin e Berishës nga Basha: Përkohësisht “e vrau”, “e këputi” fare!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 21:55
I pari që e ka komentuar nga socialistët përjashtimi ne Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, ka qenë deputeti i PS-së Erion Braçe.
Braçe shkruan në Facebook se Basha e ka vrarë përkohësisht ish-kryeministrin Berisha.
Braçe: Ahaa “përkohësisht”! E qarte, “e vrau”, “e këputi” fare fare!
Ishte kryedemokrati Basha që përmes një daljeje sot për mediat njoftoi vendim e PD-së për të përjashtuar Berishën nga Grupi parlamentar.
Ndërsa vetë Berisha e ka cilësuar një veprim të tillë si një cenim të sovranitetit të PD-së dhe theksoi se do të luftojë e do të jetë nesër në kuvend.

