"Vrave PD-në" Përjashtimi i Berishës, kush janë deputetët demokratë pro dhe kundër vendimit të Bashës
Ndërkohë që vazhdon mbledhja e anëtarëve të PD-së, duket se vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në parti.
Ka qenë Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi, të cilët kanë dalë kundër vendimit të Bashës
Po ashtu edhe Albana Vokshi e Oerd Bylykbashi shtojnë numrin e anëtarëve të PD-së që janë kundër vendimit të Bashës.
Ata janë shprehur se një vendim i tillë ka qenë i pa konsultuar me partinë dhe i gabuar.
Nga ana tjetër, pro vendimit kanë qenë Dashor Sula, Agron Gjekmarkaj, Enkelejd alibeaj, Kreshnik Çollaku, duke thënë se Berisha është historia e PD-së, por vendimi i detyruar deri në sqarimin e vendimit të DASH.
Ndërsa Berisha nga ana e tij shprehet nuk do të tërhiqet nga beteja e tij dhe se Basha ka dorëzuar sovranitetin e partisë.

