A është penduar që zgjodhi Bashën? Ja si përgjigjet Berisha sot pasi e largoi nga grupi PD
Ish-Kryeministri Sali Berisha i pyetur se a është penduar se zgjodhi Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike pasi ky i fundit e përjashtoi bnga grupi parlamentar, u shpreh se e zgjodhën anëtarët e PD-së në një garë të hapur.
A je penduar për zgjedhjen e Bashës?
Berisha: Nuk e zgjodha unë. E zgjodhën anëtarët e PD-së në një garë të hapur por për vendimin e tij të sotëm a ii ka bërë goditjen më të rëndë për interesat e veta, vendit e PD-së. Do të bëj gjithçka për rivendosjen e sovranitetit të PD-së dhe rikthimin e saj në parimet që i shkelmoi sot Basha dhe pa të cilat PD është fasadë në opozitë. Do të marr çdo aksion për rivendosjen e sovranitetit të PD-së. Do të krijojë aleancë me cdo demokrat që kërkon një PD sovrane.” tha Berisha në një intervistë për emisionin “Opinion” në tv Klan.
