Berisha: Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, unë do vazhdoj betejën

Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së nga kreu i opozitës Lulzim Basha, Sali Berisha për emisionin  'Cim Peka Live' u shpreh se Basha ka qenë nën presion., por pavarësisht presionit nuk duhet të merrte këtë vendim.

Berisha u shpreh se do të vazhdojë betejën dhe ditën e nesërme, 10 shtator do të jetë në Parlament.

Berisha: "Unë e kuptoj presionin që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD-së. PD-ja është një institucion i sovranitetit të vendit. Me aktin që shpalli zoti Basha dëshmoi se ose bëri atë që s'bëri Ilirian Celibashi, vendosi të dorëzojë sovranitetin, faktikisht të asgjesojë partinë Demokratike si një parti sovranë për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit të Ramës dhe Sorrosit. 

Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksionet. Mua më intereson fakti se PD-ja nuk mund të jetë kurrë një forcë politike drejtuesit apo deputetët t'i caktojë cilido vend tjetër në botë sepse këtu merr fund gjithçka. Sali Berisha vazhdon betejën, pro PD i është bërë goditja më fatale që mund t'i bëhet një forcë politike. Zoti Basha duhet të mblidhte kongresin e PD-së, të ndryshionte statutine PD-së, të vendoste nëj nen në statut në të cilin të sanksionohej përcaktimi nga grupi i personave të cilët janë "non grata" nga SHBA."