Zjarri djeg banesën në Çole në Vlorës, dyshohet nga shkëndija elektrike

Një banesë përfshihet nga flakët në lagjen Çole në Vlorë pranë zonës të njohur si tek pallatet e Gorishtit.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, por dëmet materiale vlerësohen të jenë të shumta.

Pronarët e banesës kanë qenë jashtë në momentet që kanë rënë flakët.

"Sot, rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale." - njofton policia. 

Momentalisht dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Ndërkohë, dy zjarrfikëse dhe policia e qarkut kanë shkuar në vendngjarje.