Vrasja me dy viktima në Pejë, njëri nga të vdekurit shihet i shtrirë në tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 22:44
Një vrasje e dyfishtë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë ka tronditur Kosovën.
Sipas mediave vendase dyshohet se ka mbetur i vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.
Po ashtu, njoftohet se përpos viktimave, i plagosur ka mbetur edhe një tjetër person që ka qenë në vendin e ngjarjes.
Në pamjet e publikuara nga mediat duket edhe njëri nga të vdekurit i shtrirë në tokë në vendin ku ndodhi vrasja.

