Vrasja e politikanëve në Kosovë, reagon Kryetari i Komunës së Pejës: I tronditur!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 22:29
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar për për ngjarjen e rëndë në Kosovë ku Astrit Ademaj, i cili është kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit, po nga PDK-ja, kanë mbetur të vrarë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se është tronditur nga ngjarja, ndërkohë që i shpreh ngushëllime familjes.
“Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, shkroi Muhaxheri në Facebook.
