E rëndë! Vriten me armë zjarri dy politikanë në Kosovë, mes tyre dhe kandidati i PDK-së në Pejë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën.
Në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vrarë me armë zjarrin njëri-tjetrin.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarrin, kanë mbetur të vrarë, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj,
Sipas policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
Si ndodhi ngjarja
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin.
Mësohet se Ademaj e Kadriaj fillimisht kanë pasur një konflikt mes vete, e me pas kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit ku dhe kanë mbetur të vrarë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes u sekuestruan dy armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur nga dy viktimat kundrejt njëri-tjetrit.
Video/ Zjarri përfshin spitalin në Tetovë
8 Shtator, 21:42
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin.

