Video/ Flakët e zjarrit përfshijnë spitalin në Tetovë, raportohen viktima

Flakët kanë përfshirë spitalin modular të Tetovës.

Nga informacionet paraprake  raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë.

Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.

Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.

Siç shihet në video, në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe zjarrfikëset.