Vrasja në Kosovë/ Politikanët qëlluan njëri-tjetrin në lokal, plagoset dhe vëllai i Ademajt

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen që ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri  kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, mbetën të vrarë. 

I plagosur nga ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Ndërkohë sipas mediave të Kosovës, dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin.

Mësohet se Ademaj e Kadriaj kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit ku dhe kanë mbetur të vrarë.

Nuk dihet shkaqet që kanë çuar deri në vrasje, ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po merret me hetimin e ngjarjes që ka tronditur shtetin fqinj.