Nurellari: Serbia e gatshme të fillojë fushatën e çnjohjeve, Kosova gjendet e papërgatitur
Në një intervistë për Ora News, politologu Adri Nurellari u shpreh se Kosova ke refuzuar që të futet në Ballkanin e Hapur dhe veprime të tilla kanë pasoja politike edhe me SHBA-në.
Ai tha se në përfundim të memorandumit të marrëveshjes së SHBA-së, nuk ka një plan nga qeveria kosovare aktuale për të aderuar në organizatat ndërkomvbëtare.
Nurellari: Kosova ke refuzuar që të futet në Ballkanin e Hapur dhe veprime të tilla kanë pasoja politike edhe me SHBA-në. Në Shtëpinë e Bardhe nuk futet kushdo sidomos një vend i vogël si Kosova. Por këto pika nuk janë përmbushur dhe ka një problem këtu që ka të bëjë me përgjegjësinë e kryeministrit aktual duke e treguar Kosovën si një vend jo serioz që nuk u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pjesë e kësaj marrëveshjeve ka qenë edhe një ndërprerje e aderimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare për një vit, ndërsa Serbia do të ndalte fushatën e çnjohjeje. Në përfundim të kësaj date, nuk ka një plan nga qeveria aktuale për të aderuar në organizatat ndërkombëtare. Ndërkohë shumë ambasadorë të Kosovës janë tërhequr ose janë vetëm në detyrë.
Nurellari shtoi se Serbia nga ana tjetër është e lirë që ta nisë fushatën e çnjohjeve, pasi ka qenë aktive nën rrogoz me lidhjet e saj,
Nurellari: Serbia nga ana tjetër është e lirë që ta nisë fushatën e çnjohjeve. Serbia ka qenë aktive nën rrogoz me lidhjet e saj, Kosova nuk ka bërë asgjë deri më tani për këto çështje. Kemi pasur një axhendë intensive të ministrit të jashtëm serb në vendet afrikaneve dhe pritet një fushatë të çnjohjes. Ndërsa Kosovën një fushatë e tillë e ka gjetur të papërgatitur ne selitë diplomatike, sidomos në Evropë cka do të kërkojë një kohë të madhe për koordinim.
