Pa ujë dhe pa drita, 25-vjeçarja u mbajt peng për 3 vite në banesë nga nëna dhe motra e saj: Respektonin 1 rit fetar
Nënë e bijë në Francë janë arrestuar nga policia pasi kanë mbajtur “peng” për gati tre vite më të voglën e familjes, respektivisht vajzën dhe motrën e tyre.
Ato akuzohen se për tre vite me radhë kishin mbajtur në robëri 25-vjeçaren, në kushte të mjerueshme jetese duke cituar “arsye fetare”.
Rasti është zbuluar natën e 24 gushtit, kur policët shkuan në fshatin Bigne, pasi 25-vjeçarja arriti të ikte nga banesa.
25-vjeçarja pohoi se nëna dhe motra e saj e mbanin të mbyllur dhe e abuzonin vazhdimisht kur ajo përpiqej të reagonte ose të largohej.
Ajo shpesh privohej nga ushqimi dhe detyrohej të jetonte në kushte të mjerueshme si pjesë e këtij "riti fetar" i cili respektohej nga nëna dhe motra e saj.
Sipas burimeve, "vajza qëndronte në një dhomë dritaret e së cilës ishin mbyllur me dërrasa druri të gozhduara, në një shtëpi të neveritshme, pa ujë dhe energji elektrike," shkruan protothema.
Nëna, 58 vjeç dhe vajza e saj e madhe, 27 vjeç, akuzohen për burgosje të paligjshme. Ata u caktuan në paraburgim pasi u ekzaminuan nga një psikiatër.
Gjatë marrjes në pyetje, nëna kundërshtoi pretendimet e 25-vjeçares, ndërsa vajza e saj e madhe nuk donte të fliste. /OraNews/
