Tiranë, plagosje me thikë pas konfliktit, policia në kërkim të autorit

Një konflikti me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë

Shtetasi G. V., ka goditur me thikë shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën  kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.