Vunë veten në rrezik, djemtë shpëtojnë dy vajza nga përdhunimi, rrihen brutalisht nga autorët

Dy djem hero, kanë ndaluar përdhunimin e dy vajzave.

The Sun, shkruan se ngjarja ka ndodhur  mëngjesin e ditës së djeshme, në  Hanley, Stoke-on-Trent, në Angli, ku dy djemtë të moshës 19 dhe 25 vjeç, në momentin që kanë ndërhyrë për të shpëtuar vajzat nga ngacmimi seksual, janë rrahur brutalisht nga autorët që tentuan të përdhunonin vajzat.

Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital dhe tashmë ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia e Staffordshire thotë se detektivët janë ende në kërkim të autorëve.

Ndërkohë shumë njerëz e kanë cilësuar si akt heroik një veprim të tillë.