Ndalohen në një fshat të Korçës 35 klandestinë, mes tyre edhe një foshnje 3 muajshe

Vijojnë aksionet e policisë së Korçës për kapjen e emigrantëve të paligjshëm.

Rreth 35 klandestinë në afërsi të fshatit Mborje pak minuta më parë.

Sipas burimeve, mes tyre ka gra dhe fëmijë, ku më i vogli është një foshnje 3 muajshe.

Për shkak të rrugës së gjatë që kanë përshkruar që prej kufirit te gjelbër, foshnja u dërgua për kontroll në spital.

Mësohet se klandestinët ishin "strehuar" në një tunel, ndërkohë që vijojnë veprimet nga ana e policisë për deklarimet e emigrantëve.