Përkujtohet në të gjithë botën “Mbreti i rock and roll-it”

 Përkujtohet në të gjithë botën “Mbreti i rock and

“Mbreti i rock and Roll-it”, Elvis Presley është përkujtuar nga fansat në 44-vjetorin e ndarjes nga jeta. Legjenda e muzikës ka mbledhur me mijëra njërëz edhe në qytetin gjerman ku ai jetoi një pjesë kohe.

Këtë vit u shënua 44 vjertori i vdekjes së këngëtarit Elvis Presley, i cili konsiderohet ndër figurat kulturore më të shquara të shekullit të 20, dhe njihet si “Mbreti i rock and Roll-it”.

Ai e nisi karrierën në vitin 1954. Zbuluesi i talentit të tij ishte themeluesi i Sun Records, Sam Phillips. Singeli I parë I këngëtarit që u kthey menjëherë në hit ishte “That’s All Right” i.

Për herë të pare Elvis Presley debutoi në film në vitin 1956 – “Love Me Tender”. Ai ishte këngëtari i parë, koncerti i së cilit (Aloha from Hawaii në vitin 1973) është transmetuar në më shumë se 40 shtete të botës.

Presley ka qenë 14 herë i nominuar për çmimin “Grammy”, dhe ka fituar tri çmime “Grammy” për vepër jetësore.

Falë suksesit të madh, këngëtari ka lënë pas një pasuri të madhe. Trashëgimtare e pasurisë së Presley është vajza e tij e vetme, Lisa Marie Presley.

Fansat e këngëtarit mblidhen çdo vit në qytetin gjerman Bad Nauheim ai jetoi gjatë shërbimit të tij ushtarak.

Aty organizohet një festival kushtuar Mbretit që mbledh së bashku mijëra fansa, shumica e tyre të veshur me modën e viteve 1950.

Elvis Presley u nda nga jeta më 16 gusht 1977 në Memphis, në moshën 42-vjeçare.