Rama zbarkon në Otranto për të përkujtuar 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2021, 18:02
Ashtu siç kishte njoftuar dhe më parë gjatë një interviste për Huffington Post.it , kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Otranto të Italisë për të falënderuar pritjen vëllazërore të italianëve për shqiptarëve 30 vite më parë.
"Otranto, Itali - Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare".
Turistja rrëzohet nga anija dhe vdes, arrestohet "Pirati" në Vlorë
3 Shtator, 17:29
Sipas Ramës, ai shembull bujarie duhet të frymëzojë botën edhe sot mbi mikpritjen dhe emigracionin.
8 gushti i 1991njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt tokës së ëndërruar, Italisë. Anija ‘Vlora’ mbërriti në portin e Barit, ndërsa sipër mbante mbi 20 mijë shqiptarë, të etur për liri.

