Vakancat në KLP, kush janë 5 prokurorët që kanë shprehur interes për të qenë anëtarë

Pesë prokurorë kanë shprehur interesin për tu zgjedhur anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë .

Procedura u shpall nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në 22 korrik bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 

Në përfundim të afatit të përcaktuar, 3 shtator 2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë:

-Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;           

-Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;

-Z. Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;

-Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;

-Z. Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës

Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.