Arrestohen hajdutët e baterive të makinave, bënë 'kërdinë' në Tiranë
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin bateritë e automjeteve në Tiranë.
Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Bateristi" u bë arrestimi i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç.
Vjedhjet për të cilat dyshohen
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:
Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;
Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;
Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;
Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;
Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;
Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.
Çfarë gjeti dhe sekuestroi policia
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./OraNews/