"Drejtësia e re është më e vjetër se drejtësia e vjetër", Malkaj: Sukses i ambasadores Kim

Aleanca për Teatrin ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK ditën e sotme (3 shtator).

Aleanca për Teatrin ka kallëzuar prokurorin Sotir Kllapi, pasi sipas kësaj aleance, ka vendosur të mos regjistrojë kallëzimin penal dhe fillojë hetimet ndaj prokurores Manjola Kajana.

I pranishëm përpara SPAK ishte dhe Mehdi Malkaj  i cili për mediet u shpreh se "drejtësisa e re është më e vjetër së drejtësia e vjetër."

Duke ironizuar këtë fakt, Malkaj shprehet se ky është 'një sukses' i ambasadores Kim.

Malkaj: "Unë kam mendimin se drejtësisa e re është më e vjetër se drejtësia e vjetër dhe kjo mendoj unë është një sukses i madh i qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Yuri Kim e cila pasi mbaroi gjithë këtë turizmin veror besoj që do marrë malet. Zonja ambasadore të uroj shëndet, suksese, e katranose këtë punë siç deshe ti. Nga një popull shumë pro-amerike, tani avash-avash po bëhemi anti-amerikanë. Hajde shëndet e të mira!"/OraNews/