Eksploziv policit në Durrës/ Mesazh kërcënues për Lulzim Kastratin: Nuk kam konflikte

Tritolvënia në makinën e efektivit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është filmuar nga një kamera sigurie, pamjet e të cilës Ora News i ka siguruar ekskluzivisht.

Autori me një kapele në kokë zbret nga trotuari dhe me qetësi I drejtohet makinës tip benz të parkuar në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Ulet tek goma e parë në krahun e drejtuesit të mjetit dhe vendos lëndën eksplozive.

Për të vendosur mekanizmin shpërthyes i janë dashur 15 sekonda dhe më pas largohet me shpejtësi.

Nuk dihet nësë autori është në dijeni të kamerës së sigurisë përballë, por ai arrin që ta mbulojë fytyrën gjatë gjithë kohës, duke e vështirësuar identifikimin.

Në orën 06:25 minuta lënda plasëse shpërtheu.

Siç tregojnë pamjet pasojat e shpërthimit ishin të vogla, çka ngre dyshime se qëllimi ishte vetëm kërcënimi.

Kur polici Lulzim Kastrati ka kuptuar se mesazhi kriminal ishte direkt për të, ka dhënë alarmin tek kolegët.

Në dëshminë e parë, inspektori i policisë mësohet se ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare.

Ndaj pistë kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës si efektiv i policisë së Shtetit.

Veç videos së tritolvënies, grupi hetimor mësohet se ka në dorë edhe pamje të tjera, përmes të cilave synon ta identifikojë.

Disa orë pas ngjarjes, në Policinë e Durrësit u shoqëruan disa persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes,

Ata po merren në pyetje me qëllim zbulimin e motiveve dhe autorit të mesazhit me tritol për efektivin e policisë së Shtetit në Durrës.

Eksploziv policit në Durrës/ Mesazh kërcënues për
Ne foto: Makina e policit ku eshte vene tritoli

Eksploziv policit në Durrës/ Mesazh kërcënues për

Eksploziv policit në Durrës/ Mesazh kërcënues për
Ne foto: Makina e policit ku eshte vene tritoli

/OraNews/