"Ky është një shtet fashist i udhëhequr nga një kryefashist", Budina për Teatrin: Drejtësi kundër korrupsionit dhe mafies

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK.

Regjisori Edmond Budina, gjatë fjalës së tij për mediet, tha se ata kërkojnë të bëhet drejtësi.

"Jemi përpara një institucioni të drejtësisë në të cilin nuk po bëhet drejtësi," tha Budina.

Më tej, regjisori u shpreh se ky është një shtet fashist i udhëhequr nga një kryefashist dhe ata janë të vendosur ta çojnë deri në fund luftën për drejtësi.

"Jemi përpara një institucioni të drejtësisë në të cilin nuk po bëhet drejtësi dhe dua të them koha ka kaluar. Tashmë duhet një vendim, ose ët shtyhet hetimi, ose në të kundërt të shkojnë në gjyq ata që janë përgjegjës. Ne jemi këtu për të treguar edhe një herë, jemi të vendosur për ta çuar këtë çështje deri në fund. Drejtësi deri në fund kundër korrupsionit, mafies dhe këtij shteti. E kam thënë dhe do ta përsëris, ky është një shtet fashist i udhëhequr nga një kryefashist, prandaj ne jemi këtu për të thënë që do ta luftojmë deri në fund këtë mafie fashiste," tha regjisori Budina. /OraNews/