Vetëplagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Vorë, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një 34-vjeçar dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarr mëngjesin e sotëm (3 shtator) në Vorë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, ku i plagosur ka mbetur shtetasi N. K., 34. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./OraNews/