Vetëdorëzohet autori i sulmit në Prishtinë, flet një nga vajzat: Erdhi për masazh, por donte shërbime të tjera

Gjatë ditës së djeshme u publikua një video ku shihet se si një burrë sulmoi fizikisht tri vajza në mes të rrugës në Prishtinë.

Njëra nga vajzat e sulmuara ka treguar se personi që i sulmoi është L.V dhe se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.

Siç raporton viktima, L.V kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh, dhe pasi vajzat kishin refuzuar ai i ka kërcënuar ato në fillim në qendrën e masazhit dhe më pas  i ka ndjekur nga pas.

“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka bërë problem dhe na ka kërcënuar me jetë në lokal, dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë."

Vajzat kanë deklaruar po ndjehen të frikësuara dhe të pasigurta.

Ndërkohë, GazetaExpress merr vesh nga burime të sigurta në Policinë e Gjakovës se i dyshuari është vetëdorëzuar në polici.