Japonia, lider në menaxhimin e pandemisë por kryeministri jep dorëheqjen prej kritikave
Kryeministri japonez Yoshihide Suga, edhe pse vetëm një vit në detyrë, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte pas kritikave për menaxhimin e pandemisë së Koronavirusit në vend. Japonia është një vend lider në botë për menaxhimin dhe vaksinimin, por kryeministri ka preferuar që t’i hap rrugën një udhëheqësi tjetër që mund ta bëjë më mirë atë detyrë.
Japonia është një vend lider në menaxhimin e pandemisë së Koronavirusit, por kritikat e shumta për shtimin e rasteve kanë sjellë dorëheqjen e kryeministrit të vendit Yoshihide Suga.
Ai bëri me dije këtë të premte se do t’i hap rrugën një kryeministri tjetër që di ta menaxhojë më mirë situatën.
"Unë kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e udhëheqjes së partisë, pasi do të doja të përqendrohesha te masat kundër koronavirusit," u tha Suga gazetarëve.
Për shkak të Lojërave Olimpike që u zhvilluan në Japoni, vendi pati një rritje të rasteve me Koronavirus, gjë që shkaktoi edhe ankesa të shumta nga qytetarët japonezë.
Sipas medieve vendase, përgjigjja e qeverisë ka qenë shumë e ngadaltë dhe e kufizuar.
Kjo shihet ndërkaq si një lëvizje e zgjuar politike nga analistët vendas, ndërsa vendi drejtohet në zgjedhje, dhe Suga zgjedh që kryeministri të mbetet sërish brenda partisë së tij, dhe spektri që ai përfaqëson të mos humbë vota.
Deri më tani dy ministra në qeverinë e ish-kryeministrit Shinzo Abe kanë dalë si kandidatë potencialë.
Suga e mori detyrën shtatorin e kaluar pasi Abe dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore, për të plotësuar pjesën e mbetur të mandatit.
Suga prezantoi një sërë masash, duke përfshirë transformimin digjital të ekonomisë, reforma administrative dhe një zotim për të zero emetim karboni deri në vitin 2050, por sondazhet për të ranë shpejt për shkak të menaxhimit të pandemisë.
Në sondazhet e fundit në media, vlerësimet rreth mbështetjes së tij kanë rënë me 26 përqind.
